Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, konfirmoi se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është ftuar zyrtarisht në samitin e liderëve të aleancës që do të mbahet më 7-8 korrik në Ankara.
Duke folur gjatë një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s në Helsingborg, Rutte tha se ftesa tashmë i është dërguar Zelenskyt dhe se ai pritet të marrë pjesë në samit.
Ftesa vjen në një moment delikat diplomatik, pasi SHBA thuhet se kishte kundërshtuar përpjekjet për të ftuar partnerë jo-anëtarë të NATO-s.
Sipas raportimeve, samiti i NATO-s pritet të përfshijë një takim zyrtar të liderëve të vendeve anëtare, si edhe një forum paralel industrial ku do të marrin pjesë edhe vende partnere jashtë aleancës.
Megjithatë, Zelensky ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij. Një zyrtar europian deklaroi se përgatitjet janë ende në vazhdim dhe se “të gjithë janë në pritje”.
Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë
Elezi: Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata...
Shtetasi turk nxjerr thikë brenda stacionit policor në Prish...
DASH: ShBA mbështet transformimin e FSK-së në forcë profesio...
Gjesti rrëfen dhimbjen për humbjen e vëllait: Jam i thyer në...
Sot hapet Biblioteka e Fëmijëve, përveç Ramës marrin pjesë e...