Dyert tani janë të hapura për José Mourinhon.
Në konferencën e sotme për shtyp përpara ndeshjes së nesërme të javës së 38-të të La Ligës kundër Athletic Bilbaos, trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, njoftoi se do të japë dorëheqjen javën e ardhshme.
Arbeloa shprehu mirënjohjen e tij ndaj tifozëve për mbështetjen e tyre dhe ndaj lojtarëve për besimin e tyre tek ai:
“Po largohem nga Reali me një mirënjohje të madhe, pasi lojtarët më bënë më të mirë dhe më ndihmuan të shijoj çdo ditë.” – tha Guardiola.
Kështu, ndeshja e nesërme do të jetë e fundit për Arbeloan në krye të Galacticos.
Alvaro Arbeloa mori drejtimin e Real Madridit në janar të këtij viti pas largimit të Xabi Alonsos. Nën drejtimin e Arbeloas, Real Madrid luajti 27 ndeshje, duke siguruar 17 fitore, 2 barazime dhe pësuar 8 humbje.
Qeveria ndan 1 milion euro për kuponë ushqimi për familjet n...
Pacolli: Mbi 50 inxhinierë të huaj po mbahen të izoluar në k...
Hamilton publikon foto duke kaluar Urën e Ibrit me ekipin e ...
Shefi i NATO-s mirëpret vendimin e Trumpit për 5 mijë trupa ...
Rubio: Janë shënuar disa progrese të vogla në lidhje me Iran...
Përplasja për Aeroportin e Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s sëri...