Serbia vazhdon që të tentojë të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Kosovës, duke synuar ndikimin për zgjedhjet e 7 qershorit.
Presidenti Aleksandër Vuçiq, gjatë një interviste në televizionin publik serb, vijon me propagandën e tij duke pretenduar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dalë për gjueti ndaj serbëve të Kosovës.
“Ai filloi të arrestonte serbët më të shquar, drejtorë të qendrave shëndetësore, shkollave, serbët më të shquar me urdhër të Nenad Rashiç. Gjithmonë gjen serbë që do të mbështesin ata që duan të përndjekin serbët”, pretendoi Vuçiq.
Ai paralajmëroi të angazhonte të gjithë aparatin e tij shtetëror për të mbështetur Listën Serbe.
“Shqiptarët do të bënin gjithçka për t’u ofruar mbështetje me forcë atyre që do ta mposhtnin Serbinë”, pretendoi Vuçiç.
Presidenti serb u pyet lidhur me njohjen e Kosovës në bazë të modelit të Ukrainës.
“Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë e të ashtuquajturës Kosovë. Kjo nuk na ka bërë asnjë dëm”, nënvizoi ai.
Dogana zbulon keqpërdorim me importet, një biznes dyshohet p...
Garda Revolucionare e Iranit: 35 anije kanë kaluar Ngushticë...
Hamza takon ambasadorin Guérot: PDK do të angazhohet për një...
E dhimbshme: Këta janë babë e bir që vdiqën tragjikisht në a...
Ndahen 1 milion euro për kuponë ushqimi për familjet në nevo...
Zyrtare: Alvaro Arbeloa njofton largimin nga Real Madridi