Banorë dhe përfaqësues të komunitetit të Rugovës do të mbajnë sot protestë kundër vendimit për ndalimin e mallrave dhe shërbimeve ndërtimore në këtë zonë.
Protesta do të zhvillohet duke filluar nga ora 09:30 para objektit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Prishtinë.
Organizatorët kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi, duke vlerësuar se ai po ndikon në realizimin e projekteve ndërtimore dhe në zhvillimin ekonomik të zonës së Rugovës.
Ata pritet t’u bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse që të rishqyrtojnë masën dhe të gjejnë një zgjidhje që, sipas tyre, do të balanconte mbrojtjen e mjedisit me nevojat e banorëve lokalë.
Tuchel “trondit” Anglinë para Botërorit
Më 26 maj hapet faza përmbyllëse e negociatave me BE-në, Ram...
Rriten shtesat për lehona nga 325 euro në 500 euro
100 euro për pensionistë, studentë e punëtorë – Kurti prezan...
Trump njofton dërgimin e 5 mijë trupave shtesë amerikane në ...
Qeveria në detyrë mban sot mbledhje