Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka uruar KB Trepçën për shpalljen kampione në basketboll, pas përfundimit të serisë finale të kampionatit.
Përmes një postimi publik, Haxhiu tha se “Sonte Mitrovica feston fitoren në Basketboll!”, duke uruar klubin mitrovicas për titullin kampion dhe paraqitjet në finale.
“Urime KB Trepçës për titullin kampion pas një serie të shkëlqyer finalesh. Urime lojtarëve, shtabeve teknike dhe tifozëve të Torcidës që dhanë gjithçka në secilën ndeshje të këtij kampionati”, ka shkruar ajo.
Haxhiu ka vlerësuar edhe paraqitjen e KB Bashkimit, duke theksuar se skuadra prizrenase luftoi deri në fund dhe e bëri serinë finale interesante.
“KB Bashkimi tregoi karakter dhe luftoi deri në fund, duke e bërë këtë seri të ndeshjeve interesante deri në fund. Edhe Arpagjikët dhuruan atmosferë në mbështetje të ekipit të tyre”, thuhet në postim.
Në fund, ajo ka vlerësuar nivelin e basketbollit vendor, duke thënë se sezoni dëshmoi që basketbolli në Kosovë po bëhet gjithnjë e më cilësor dhe konkurrues.
“Ky sezon dëshmoi se basketbolli ynë vazhdon të jetë konkurrues, emocionues dhe gjithnjë e më cilësor”, ka përfunduar Haxhiu./Arbresh.info
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...