Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një takim në Tuz me përfaqësues të institucioneve të Malit të Zi dhe përfaqësues shqiptarë.
Ai ishte i shoqëruar nga Ambasadorja Ariana Zherka, ndërsa në takim morën pjesë Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, Nënkryetari i Kuvendit, Nikollë Camaj, Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, si dhe Sekretari i Shtetit, Naim Gjokaj.
“Bashkë me Ambasadoren Ariana Zherka mbajta një takim vëllazëror në Tuz me përfaqësuesit institucionalë dhe shqiptarë në Mal të Zi”, ka deklaruar Konjufca.
Ai ka shtuar se është kënaqësi të takojë njerëz që, siç u shpreh, “mbajnë përgjegjësi të mëdha dhe punojnë çdo ditë për popullin shqiptar në Mal të Zi”.
“Shqiptarët e Malit të Zi janë pjesë e pandashme e kombit tonë dhe Republika e Kosovës do të jetë gjithmonë pranë tyre”, ka theksuar Konjufca.
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...