Sveçla njofton grupin punues për pensionimin e parakohshëm në Policinë e Kosovës

14:43 | 20 Maj 2026
E.K

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar themelimin e grupit punues që do të propozojë modalitetet për programin e pensionimit të parakohshëm në Policia e Kosovës.

Sipas Sveçlës, grupi punues ka mbajtur sot takimin e parë dhe do të zhvillojë konsultime me strukturat e Policisë së Kosovës për të identifikuar sfidat dhe nevojat që lidhen me këtë proces.

Ai bëri të ditur se po shqyrtohet mundësia që programi të zbatohet gradualisht, duke nisur nga mosha 63 vjeç e deri në 55 vjeç, në përputhje me kapacitetet financiare dhe nevojat institucionale.

“Në kuadër të kësaj analize, do të shqyrtohet mundësia e zbatimit gradual të programit, duke filluar nga mosha 63 vjeç dhe duke u ulur progresivisht deri në moshën 55 vjeç, në përputhje me kapacitetet financiare dhe nevojat institucionale. Ky proces synon të krijojë mundësi për një menaxhim më të mirë të burimeve njerëzore, të rrisë efikasitetin operacional dhe të kontribuojë drejtpërdrejt në forcimin e sigurisë publike në vendin tonë”, ka shkruar ai./Arbresh.info