Policia e Kosovës ka arrestuar një grua dhe katër burra, nën dyshimin se kanë rrëmbyer një burrë, të cilin dyshohet se e kanë mbajtur për një kohë në një shtëpi duke e maltretuar fizikisht dhe i kanë marrë veturë.
Gjatë kontrollit, është konfiskuar edhe një pistoletë.
Me vendim të prokurorit, katër burrat e dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara grua është liruar në procedurë të rregullt
“Prishtinë, 10.05.2026 – 22:00. Me 19.05.2026 janë arrestuar pesë të dyshuar; një femër dhe katër meshkuj kosovar, nën dyshimin se kanë kryer veprat e lartcekura duke rrëmbyer viktimën m/k, të cilin e kishin mbajtur për një kohë në një shtëpi duke maltretuar fizikisht si dhe i kanë marrë një veturë. Gjatë kontrollit është konfiskuar një armë pistoletë me një fishekë si dhe 2 gram substance narkotike marihuanë. Me vendim të prokurorit katër nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara femër është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Përplasjet për Aeroportin e Vlorës, përfaqësuesi ligjor: Pol...
Zbulohet kërkesa e parë e Mourinhos drejtuar bordit të Real ...
Inxhinieri i MABCO-s për Aeroportin e Vlorës: Kemi punuar me...
Bllokimi i punës në Aeroportin e Vlorës, përfaqësuesit e Mab...
U deklaruan si qirinj por ishin fishekzjarre, dogana zbulon ...
Shtrenjtohen kurbanet në Prizren – deri në 600 euro dashi i ...