
Screenshot
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, doli këtë të martë në një konferencë për shtyp ku u zyrtarizua edhe prezantimi i trajnerit të ri të Kombëtares shqiptare, Rolando Maran. Në krah të tij ishin ish-tekniku kuqezi Silvinho, i cili mbyll ciklin e tij në drejtimin e Shqipërisë, si dhe trajneri i ri Maran, me të cilin kuqezinjtë nisin një etapë të re.
Duka falënderoi Silvinhon dhe stafin e tij për kontributin e dhënë në drejtimin e kuqezinjve, duke theksuar se mbyllja e këtij cikli është bërë me mirëkuptim të plotë.
“Mbyllëm një cikël me Silvinjon dhe stafin e tij, e falënderojmë për kontributin e tij në Kombëtare. Bashkë kemi kaluar një periudhë shumë të rëndësishme, me emocione, kemi qeshur dhe kemi qarë. Në futboll konsiderohet normale mbyllja e një cikli, ndahemi me konsensus. Hapim një cikël të ri me një trajner jo të ri në moshë, siç është zoti Rolando Maran.
Objektivat tona mbeten aty ku duam të jemi: vendi i parë në Nations League, kualifikimi për në EURO 2028 dhe më pas vazhdimi i objektivit që nuk e kemi arritur ende, pjesëmarrja në Botëror. Nuk dua të zgjatem më shumë, por dua të falënderoj Silvinjon, Dorivën dhe Zabaletën për kontributin dhe bashkëpunimin me Kombëtaren shqiptare”, u shpreh Duka.
Ai shtoi se zgjedhja e Rolando Maran lidhet edhe me profilin e tij dhe përvojën në futbollin italian.
“Nuk e bëmë CV-në sepse është një emër i njohur, ka drejtuar skuadra të rëndësishme në Serie A dhe Serie B dhe jam i bindur se do të bëjë mirë në kualifikuese. E kemi nisur diskutimin kur u kthyem nga Ukraina dhe arritëm në përfundimin se ishte momenti për të mbyllur këtë cikël. Ndahemi në mënyrën më të mirë, me respekt për punën dhe rezultatet.
Shkolla italiane e futbollit është në nivele maksimale. Një nga arsyet e këtij profili është edhe fakti se kemi disa futbollistë në Itali dhe është një qasje më e afërt sportive dhe kulturore. Eksperienca ka rëndësi, por suksesi nuk varet vetëm prej saj, por edhe nga ekipi, ambienti dhe përkushtimi. Jam i sigurt se trajneri Maran do të ketë përkushtim maksimal”, tha Duka.
Duka gjithashtu vlerësoi edhe punën e Silvinhos në krye të Kombëtares, duke theksuar rezultatet e arritura gjatë drejtimit të tij.
“Nuk kam ndryshuar asgjë nga ato që kam thënë më parë për Silvinjon dhe stafin e tij. Përkushtimi dhe serioziteti kanë qenë maksimalë. Askush nuk është perfekt, por vlerësimi për të është shumë pozitiv. Shqipëria ka qenë e para dhe e dyta në grup, edhe pse nuk arriti kualifikimin në Botëror”, u shpreh presidenti i FSHF-së.
Hamza: Kosova po humb të rinjtë nga krizat politike, qytetar...
Vdes i riu që ishte aksidentuar para 11 ditësh në Smrekonicë...
Shkurte Fejza takon Bill Clintonin në SHBA: Moment falënderi...
Duka: Vendimi për ndryshimin e trajnerit erdhi pas ndeshjes ...
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e të dyshuarit për r...
Sylvinho i thotë fjalët e fundit pas largimit nga kombëtarja...