Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë

07:35 | 18 Maj 2026
E.H

Një aksident trafiku ka ndodhur pak orë para mesnatës në Prishtinë.

Sipas pamjeve të publikuara, në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa ngjarja ka ndodhur afër Sallës “1 Tetori” në kryeqytet.

Në vendin e ngjarjes është ndodhur Policia, po deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga aksidenti në fjalë.

Shpërndaje në rrjete sociale