Mallorca ka pësuar humbje të rëndë në javën e 37-të të La Liga, pasi u mposht me rezultat 2-0 në udhëtim nga Levante, duke komplikuar maksimalisht mbijetesën në elitën e futbollit spanjoll.
Skuadra ku aktivizohet Vedat Muriqi kishte nevojë urgjente për pikë, por vendasit arritën të kontrollojnë takimin dhe të godasin në momentet kyçe.
Levante kaloi në epërsi në minutën e 32-të, kur Carlos Espi shfrytëzoi një gabim në repartin defensiv të Mallorcës dhe realizoi për 1-0 me një goditje të saktë brenda zonës.
Mallorca provoi të reagojë gjatë pjesës së dytë, por mungesa e konkretizimit dhe loja e ndërprerë nga tensionet në fushë ia vështirësuan rikthimin në rezultat.
Goditja përfundimtare erdhi në minutën e 87-të, kur Kervin Arriaga realizoi me kokë pas një goditjeje nga këndi, duke vulosur fitoren 2-0 për vendasit.
Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi qëndroi në fushë gjatë gjithë takimit, por nuk arriti të lërë gjurmë në repartin ofensiv të skuadrës së tij.
Pas kësaj disfate, Mallorca mbetet në një situatë tepër të vështirë në tabelë dhe tashmë shpresat për mbijetesë janë minimale. Fati i klubit do të vendoset në xhiron e fundit, ku skuadra do të ketë nevojë jo vetëm për fitore, por edhe për rezultate të favorshme nga rivalët direktë.
Nëse nuk ndodh një kthesë dramatike në javën finale, sezoni i ardhshëm mund ta gjejë Mallorcën në Segunda Division./rtk
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...
Kurti opozitës nga Gjakova: Bllokues, shtetin e shohin si pr...
Kurti vizitoi punimet për ndërtimin e fabrikës së municionev...
Modena ngrihet në këmbë pas sulmit brutal me makinë/ U plago...
Protesta e studentëve në RMV, ambasadori Meidani mesazh me v...
Hapet unaza e brendshme e Prishtinës, premtohet lehtësim i t...