Izraeli po përgatitet për një rifillim të mundshëm të luftimeve me Iranin, raportoi sot gazeta izraelite “Yedioth Ahronoth”, duke cituar burime qeveritare.
Sipas raportit, qeveria izraelite po pret një vendim nga presidenti amerikan Donald Trump.
Gazeta shkruan se po shtohen shenjat që presidenti Trump ka arritur në përfundimin se Teherani nuk është i gatshëm të pranojë kushtet e tij për përfundimin e luftës.
“Yedioth Ahronoth” raportoi se SHBA-ja dhe Izraeli po zhvillojnë përgatitje intensive për një rifillim të armiqësive., Gazeta “The New York Times” raportoi se Pentagoni po përgatitej për rifillimin e luftës, pasi objektivat fillestare të Uashingtonit nuk ishin arritur, veçanërisht lidhur me programin bërthamor të Iranit.
Sipas “New York Times”, duke cituar dy zyrtarë nga Lindja e Mesme, SHBA-ja dhe Izraeli po përgatiteshin intensivisht për rifillimin e mundshëm të sulmeve ndaj Iranit që javën e ardhshme.
Televizioni izraelit N12 raportoi, duke cituar një zyrtar qeveritar izraelit, se Trump pritet të mbledhë së shpejti këshilltarët e tij pas kthimit nga Kina për të marrë një vendim mbi rifillimin e luftimeve.
Sipas “N12”, qeveria izraelite beson se një vendim për një fushatë ushtarake që mund të zgjasë “nga disa ditë deri në disa javë” mund të merret “shumë shpejt”.
Ndërkohë, “Yedioth Ahronoth” shkruan se Trump nuk besohet të jetë duke planifikuar një luftë të plotë për rrëzimin e qeverisë iraniane.
Në vend të kësaj, ai mendohet se po shqyrton sulme të kufizuara ndaj centraleve elektrike dhe urave./rtk
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...
E ofendoi publikisht, Fabjola për Arbanën: Ajo nuk duhet të ...
Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...