Nagavci pas takimeve me bashkatdhetarët: Rrugës për në Gjakovë, drejt tubimit të madh të LVV

16:39 | 17 Maj 2026
E.G

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka ndarë një mesazh gjatë rrugës për në Kosovë, pas takimeve që zhvilloi me bashkëatdhetarët në diasporë.

Përmes një postimi, ajo bëri të ditur se do t’i bashkohet tubimit të madh në Gjakovë, ku kryeministri në detyrë Albin Kurti pritet të prezantojë kandidatët e listës së Lëvizjes Vetëvendosje.

“Pas takimeve të përzemërta me bashkëatdhetarët tanë, rrugës për Kosovë.
Shifemi pas pak në tubimin në Gjakovë, ku Kryeministri Kurti do të prezantoi kandidatët e listës fituese. LëvizjaVETËVENDOSJE! 116”, ka shkruar ajo./Arbresh.info