Këngëtarja Shkurte Fejza ka reaguar me një mesazh mbështetjeje për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se gjuha shqipe është identitet dhe e drejtë themelore.
Në reagim thuhet se zëri i studentëve për gjuhën shqipe është një zë për dinjitetin, identitetin kombëtar dhe të drejtat njerëzore. Gjithashtu theksohet se gjuha amtare nuk është privilegj, por një e drejtë themelore që duhet të trajtohet me barazi. Mesazhi u bën thirrje të rinjve shqiptarë të qëndrojnë të bashkuar, të qetë dhe dinjitozë në protestat dhe kërkesat e tyre, duke nënvizuar rolin historik të rinisë në ndryshimet shoqërore dhe politike.
‘Të dashur studente shqiptarë ne Maqedonine e Veriut
Zëri juaj për gjuhën shqipe është zë për dinjitet,identitet dhe të drejta njerezore.
Gjuha ametare nuk është privilegj, është e drejtë themelore.
Ju mbështesē me zemër në kërkesën tuaj, që gjuha shqipe të trajtohet me barazi.
Rinia gjithmonë ka qenë forca që ka lëviz historinë përpara,prandaj qëndroni të bashkuar,të qetë ,dinjitoz në protestën tuaj. Ai që punon për vendin e vet është i bekuar nga Zoti’, shkruan Fejza.
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...
E ofendoi publikisht, Fabjola për Arbanën: Ajo nuk duhet të ...
Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...