Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka njoftuar hapjen e konkursit për rekrutimin e 50 zyrtarëve korrektues në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Sipas njoftimit, konkursi u ofron mundësi kandidatëve që plotësojnë kriteret ligjore dhe profesionale të bëhen pjesë e institucioneve kyçe të sistemit të sigurisë dhe rendit në vend.
Pozitat e hapura janë të ndara sipas institucioneve: Qendra e Paraburgimit në Gjilan – 15 pozita, Qendra Korrektuese në Dubravë – 15 pozita dhe Burgu i Sigurisë së Lartë (BSL) – 20 pozita.
Afati për aplikim është nga 20 maji deri më 19 qershor 2026.
Detajet e konkursit dhe formulari i aplikimit janë të publikuara në ueb-faqen zyrtare të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Bedri Hamza mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Jemi me j...
“Bukë, djathë & domate” – Drake rikthehet sërish ...
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin