Tre persona të dyshuar janë arrestuar në fshatin Duhël, lidhur me një rast të sulmit fizik dhe privimit nga liria, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, ngjarja kishte ndodhur më 29 prill 2026, ku tre të dyshuarit dyshohet se fillimisht kanë sulmuar fizikisht dy viktima, e më pas, kundër vullnetit të tyre, i kanë futur në veturë dhe i kanë dërguar në një kafiteri.
Policia bën të ditur se gjatë kontrollit në tri lokacione të ndryshme janë gjetur dhe konfiskuar një palë pranga dhe një shufër metalike.
“Duhël, Suharekë / 29.04.2026 – 21:32. Më 16.05.2026 janë arrestuar tre të dyshuarit m/k, pasi që me datën e lartcekur kanë sulmuar fizikisht dy viktimat m/k, më pas pa dëshirën e tyre i kanë futur në veturë dhe dërguar në një kafiteri. Gjatë kontrollit në tri lokacionet e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar një palë pranga dhe një shufër metalike. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Nesër protestë e re në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë z...
Pacolli ngre shqetësime për sigurinë e aeroportit të Vlorës ...
Aeroplani i kompanisë kroate del nga pista në Split dhe gode...
Kosova ka aleatë për NATO, por a e ka veten?
Bedri Hamza mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Jemi me j...
“Bukë, djathë & domate” – Drake rikthehet sërish ...