Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e të dyshuarit për grabitje

17:43 | 13 Maj 2026
Q L

Policia e Kosovës ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët lidhur me lokalizimin dhe arrestimin e një personi të kërkuar.

Policia njoftoi se ai është i kërkuar për veprën penale “Grabitje”.

Njoftimi

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar

Njësiti i Hetimeve të stacionit të Lipjanit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

I dyshuar kërkohet për veprën Grabitje.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

Shpërndaje në rrjete sociale