Mbeti jashtë listës së LDK-së për deputet, vjen reagimi i ashpër nga Xhavit Ukaj

21:40 | 12 Maj 2026
Q L

Anëtari i LDK-së nga Prizreni, Xhavit Ukaj ka reaguar pasi u la jashtë listës për deputet për zgjedhjet e 7 qershorit.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ukaj ka shkruar se ai u la jashtë listës, pasi siç thotë ai, me emrin e tij nuk u pajtuan ata që ‘erdhën sot në LDK’.

“Me propozimin e Degës së LDK-së në Prizren dhe me unanimitet të plotë, u propozova që të jem pjesë e listës për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit. Megjithatë, ata që erdhën sot në LDK nuk u pajtuan që unë të jem pjesë e asaj liste, përkundër faktit që gjithmonë, pa asnjë interes personal dhe pa asnjë çmim, jam angazhuar për LDK-në në kohët më të vështira të saj”, ka shkruar Ukaj.

Shpërndaje në rrjete sociale