Ish-kapiteni legjendar i Real Madrid, Iker Casillas ka shprehur hapur kundërshtimin e tij ndaj mundësisë që Jose Mourinho të rikthehet si trajner i ardhshëm i skuadrës madrilene.
Edhe pse Mourinho aktualisht është nën kontratë me Benfica deri në vitin 2027, raportimet e fundit e vendosin portugezin në krye të “Los Blancos” pas përfundimit të sezonit 2025/26, transmeton Klankosova.tv.
Pas raportimeve të javës së kaluar për një përplasje mes Aurelien Tchouameni dhe Federico Valverde, që evidentuan mungesë harmonie dhe disipline në skuadër, shumë analistë sugjerojnë se një figurë si Mourinho mund të jetë pikërisht ajo që i duhet Real Madridit për t’i rikthyer stabilitetin.
Megjithatë, ish-portieri dhe kapiteni i madh i Real Madridit, Iker Casillas, nuk është i mendimit që ai të rikthehet te Real Madridi.
Casillas, i cili ka bërë 725 paraqitje për klubin nga 1999 deri në 2015 dhe është fitues trefish i UEFA Champions League, reagoi në rrjetet sociale të martën, 12 maj.
“Kur Real Madrid kalon dy sezone pa fituar një trofe, është koha për t’u shqetësuar. ‘El Clasico’ ishte tashmë i vështirë edhe para se të luhej. Le të shohim përpara për sezonin e ardhshëm dhe të harrojmë këtë që po mbyllet”, ka shkruar Casillas në rrjetin social X.
Real Madridi do të kthehet në fushë në La Liga kundër Real Oviedo më 14 maj.
AAK publikon listën zyrtare të kandidatëve për deputetë
Britania dërgon dronë, aeroplanë dhe një anije luftarake në ...
Hoxha: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE është domosd...
Konjufca: Kosova e gatshme për statusin e vendit kandidat në...
AKR-ja nuk garon në zgjedhjet e 7 qershorit
Albin Kurti prezanton Marigona Bekteshi Feratin si kandidate...