Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetime lidhur me dyshimet për keqpërdorime të mundshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe kontratat për furnizim me barna esenciale dhe listat e pritjes së pacientëve për ndërhyrje.
Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Kaltrina Shala.
Ajo tha se autorizimi është për grumbullimindhe verifikimin e informatave sa i përket lidhjes së kontratës, dhe furnizimin me barna esenciale, listat e pritjes së pacienteve për ndërhyrje në kardiologji, kirurgji dhe ortopedi.
“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojme se Prokuroria Themelore ne Prishtine, në bazë të informatave që ka pranuar, ka lëshuar autorizim për grumbullimin e informatave dhe provave relevante, për verifikimin e informacioneve për dyshimet lidhur me keqpërdorimet e mundshme në QKUK, sa i përket lidhjes së kontratës, dhe furnizimin me barna esenciale, listat e pritjes së pacienteve për nderhyrje në kardiologji, kirurgji, ortopedi etj.”, ka deklaruar Shala.
AAK publikon listën zyrtare të kandidatëve për deputetë
Britania dërgon dronë, aeroplanë dhe një anije luftarake në ...
Hoxha: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE është domosd...
Konjufca: Kosova e gatshme për statusin e vendit kandidat në...
AKR-ja nuk garon në zgjedhjet e 7 qershorit
Albin Kurti prezanton Marigona Bekteshi Feratin si kandidate...