Murati: Kurti ka kërkuar që Bondsteel të jetë bazë e përhershme amerikane në Kosovë

21:09 | 12 Maj 2026
E.H

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka komentuar çështjen e kampit amerikan në Kosovë, Bondsteel.

Në një intervistë për RTK-në, ai ka thënë se Kurti ka kërkuar se kampi amerikan duhet të jetë bazë e përhershme në Kosovë.

“NATO, shteti amerikan kur kanë vendosur ku të jetë Bondsteel s’kanë shikuar ku është toka më e lirë apo më e shtrenjtë, por kanë parë ku është pika më strategjike. Ndërkaq sa i përket synimit të qeverisë Kurti, ju e dini se vet Kurti ka deklaruar se baza e Bondsteel duhet të jetë bazë e përhershme”, tha Murati.

Shpërndaje në rrjete sociale