Me konkursin e hapur në pesë njësi akademike e nëntë programe studimi, parashikohet të pranohen 61 studentë të doktoratës.
Kandidatët mund të aplikojnë për pranim në disa programe doktorate të Fakultetit të Shkencave Matematike Natyrore, Fakultetit të Filologjisë, Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakultetit të Mjekësisë dhe Fakultetit të Edukimit.
Studentët që konkurojnë për këtë nivel studimesh duhet ta plotësojnë kushtin e notës mesatare më të lartë se tetë në nivelet bachelor dhe master.
Aplikimi në konkursin për studime të doktoratës fillon më 12.05.2026 dhe mbaron më 26.06.2026, në orën 16.00. Ai mund të bëhet në këtë vegëz.
Informatat për mënyrën e aplikimit dhe dokumentet e nevojshme, bashkë me konkursin në tërësi, i gjeni në vegëzën në vijim: Konkursi për studimet e doktoratës 2026/’27.
Detajet rreth studimeve të doktoratës në UP të përcaktuara nga rregullorja në fuqi, mund t’i lexoni këtu. Për probleme eventuale lidhur me aplikimin në sistem ose sqarime procedurale, ju lutemi t’i drejtoheni Departamentit të Teknologjisë së Informacionit, nëpërmjet e-mailit: [email protected], përkatësisht Departamentit për Çështje Akademike, me anë të e-mailit: [email protected].
Universiteti i Prishtinës, më i vjetri, më i madhi dhe më i suksesshmi institucion i arsimit të lartë në Kosovë dhe i rendituri më së larti në platformat prestigjioze ndërkombëtare nga të gjitha universitetet e hapësirave gjeografike ku jetojnë shqiptarët, garanton trajtim me transparencë e meritoktaci të aplikimeve të pranuara në të gjitha fazat e konkursit.