Një rast i vjedhjes është raportuar në rrugën “Hyrije Hana” në Prishtinë, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një lokal dhe kanë vjedhur një motoçikletë.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 10 maj 2026, rreth orës 09:45. Ankuesi, mashkull kosovar, ka raportuar se dy persona të panjohur, të cilët dyshohet se janë të mitur, kanë hapur me forcë dyert e lokalit të tij.
Pas hyrjes në lokal, të dyshuarit kanë marrë motoçikletën e ankuesit dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
“Rr. Hyrije Hana, Prishtinë 10.05.2026-09:45. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se dy persona të panjohur, dyshohet të mitur, kanë hapur me forcë dyert e lokalit dhe nga aty kanë marrë motoçikletën e tij. Rasti nën hetime”.
Lajm i mirë për Barcelonën, gjiganti evropian tërhiqet nga g...
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë, lëndoh...
Qeveria ndan mbi 10.8 milionë euro për zgjedhjet e 7 qershor...
Serwer godet Gjykatën Speciale: Miliona euro të shpenzuara, ...
Osmani prezanton Kreshnik Çollakun në rrugëtimin e LDK-së pë...
Ndalohet autobusi Turqi–Prishtinë, kapen fustane dhe vello t...