Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka deklaruar se ciklet e shpeshta zgjedhore në Kosovë janë arsyeja kryesore për mungesën e një rundi të ri dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit në nivel liderësh.
Kallas u tha gazetarëve se ekziston gatishmëri nga të dyja palët për takime në kuadër të dialogut, si nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ashtu edhe nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, por procesi është shtyrë për shkak të zhvillimeve politike në Kosovë.
“Ne, në fakt, kishim planifikuar dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës – dialog politik në nivel të lartë. Kishim pëlqimin e të dy liderëve – nga Kosova dhe nga Serbia – por tani po afrohen sërish zgjedhjet në Kosovë, gjë që natyrisht e shtyn procesin”, tha Kallas.
Sipas saj, Bashkimi Evropian po vazhdon angazhimin përmes punës me të dyja palët, me qëllim zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese.
“Unë, megjithatë, po punoj veç e veç me të dyja palët që të mund të vazhdojmë me zbatimin e marrëveshjeve që tashmë janë në fuqi”, shtoi ajo.
Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë janë takuar për herë të fundit në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në shtator të vitit 2023.
Kallas e mori detyrën e përfaqësueses së lartë të BE-së në dhjetor të vitit 2024 dhe deri më tani nuk ka udhëhequr ndonjë rund të ri bisedimesh mes dy palëve./rtk
Lionel Messi i dërgon mesazh Barcelonës pasi fituan titullin...
Helen Fraser nis dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit dhe tjerëv...
Ministri shqiptar në Bruksel: Zgjerimi i BE-së është garanci...
Cilat janë propozimet e Iranit refuzoi që Trump si të papran...
Konjufca në Bruksel: Kosova kërkon status kandidat në BE dhe...
Tri vjedhje të rënda brenda një dite në Kosovë, cak stolitë ...