Të gjithë sytë në “El Clasico”, derbi që mund të vendosë titullin në La Liga

08:23 | 10 Maj 2026
E.G

Sonte zhvillohet një nga ndeshjet më të mëdha të futbollit.

“El Clasico”, derbi që vë përballë rivalët e përbetuar si Barcelona dhe Real Madridi, që luhet për herë të parë pas 3 vitesh në “Camp Nou”.

Ndeshja e 10 majit është e veçantë, pasi që në rast të fitores së vendasve ata sigurojnë matematikisht titullin e 29-të.

Në historikun e kësaj ndeshje, është Reali ajo që ka më shumë fitore me 106, Barcelona ka 105 dhe në 52 raste është mbyllur barazim.

Kujtojmë se ndeshja luhet në orën 21:00.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale