Irani kërkon garanci për pjesëmarrjen në Kupën e Botës

21:22 | 9 Maj 2026
R J

Irani ka treguar se do të marrë pjesë në Kupën e Botës të kësaj vere që d të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë, por ka kërkuar një sërë garancish nga FIFA dhe nikoqirët e turneut mes tensioneve në rritje rreth pjesëmarrjes së ekipit.

Sipas BBC, kërkesat vijnë pasi presidentit të FFIRI Mehdi Taj iu mohua hyrja në Kanada përpara Kongresit të FIFA-s muajin e kaluar.

Irani i ka paraqitur FIFA-s 10 kushte për pjesëmarrje në Kupën e Botës, e cila fillon më 11 qershor.

Ndër kërkesat e publikuara në një deklaratë të shtunën janë garancitë se të gjithë lojtarët, trajnerët dhe zyrtarët që udhëtojnë me ekipin do të marrin viza, duke përfshirë ata që kanë kryer shërbimin ushtarak me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) e cila konsiderohet si organizatë terroristë në Kanada dhe ShBA.

Irani po kërkon gjithashtu garanci për trajtimin e ekipit kombëtar, duke përfshirë respektimin e flamurit iranian dhe himnin kombëtar, si dhe sigurinë e shtuar në aeroporte, hotele dhe stadiume gjatë turneut.

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tashmë ka deklaruar se futbollistët iranianë do të ishin të mirëpritur në turne, ndërsa paralajmëroi se individët me lidhje me IRGC mund të përballen ende me kufizime për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

Kjo e lë FIFA-n të përballet me një akt delikat balancues midis sigurimit të pjesëmarrjes së të gjitha ekipeve të kualifikuara dhe lundrimit në realitetet politike që rrethojnë marrëdhëniet midis Teheranit dhe Uashingtonit.

Disa nga kërkesat e tjera të federatës iraniane mund të jenë gjithashtu të vështira për t’u zbatuar në praktikë.

Zyrtarët iranianë thuhet se u kanë kërkuar gazetarëve të shmangin pyetjet përtej “çështjeve teknike të futbollit”.

Pyetjet rreth përzgjedhjes së skuadrës, mbështetjes publike për ekipin kombëtar ose atmosferës që rrethon ndeshjet mund të mbajnë dimensione sportive dhe politike njëkohësisht.

Pavarësisht tensioneve, aktualisht nuk ka asnjë indikacion se Irani synon të tërhiqet nga turneu.