Shpërthimi i hantavirusit, reagon Donald Trump

07:39 | 9 Maj 2026
Q L

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se është informuar për rastet e hantavirusit dhe se situata, sipas tij, mbetet “nën kontroll”.

Shpresojmë se është shumë nën kontroll”, u tha Trump gazetarëve në Uashington.

Ai shtoi se çështja po trajtohet nga ekipe të specializuara.

“Kemi shumë njerëz, shumë njerëz të shkëlqyer, që po e studiojnë. Shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë”, u shpreh presidenti amerikan.

I pyetur nëse qytetarët duhet të shqetësohen për përhapjen e mundshme të sëmundjes, Trump u përgjigj: “Shpresoj që jo”, duke theksuar se autoritetet po bëjnë “më të mirën e mundshme”.

Shpërndaje në rrjete sociale