Autoritetet spanjolle kanë realizuar një nga operacionet më të mëdha antidrogë në Evropë, duke sekuestruar 30 tonë kokainë në afërsi të Ishujve Kanarie.
Droga u gjet në anijen “Arconian”, me flamur të Ishujve Komoro, e cila u ndalua nga njësitë e Guardia Civil më 1 maj. Sipas autoriteteve, vlera e ngarkesës së sekuestruar kalon mbi 800 milionë euro.
Në kuadër të operacionit janë ndaluar 23 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa gjatë kontrollit në anije janë gjetur edhe armë zjarri dhe municion.
Hetuesit dyshojnë se kokaina kishte për destinacion tregun evropian dhe planifikohej të transportohej drejt Spanjës kontinentale përmes anijeve të shpejta.
Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet amerikane dhe holandeze, ndërsa mediat spanjolle raportojnë se bëhet fjalë për sekuestrimin më të madh të kokainës të realizuar ndonjëherë në Evropë.
Sveçla pritet nga homologu turk, kërkon avancim të bashkëpun...
“3 probleme më pak”, Guxo reagon pasi Avdyli, Statovci e Res...
Erion Veliaj në gjykatë: Po përballem me sulm politik dhe ju...
Aksident në Pejë: Motoçikleta përplaset me veturën – një i l...
IKSHPK: Rrezik shumë i ulët nga Hantavirusi, qytetarët të mo...
OBSH: Situata me Hantavirusin është serioze, por rreziku për...