Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamenti për Krime të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor (IPK) dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, njofton opinionin publik se sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërmarrë dy aksione në lokacionet: Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq.
Në njoftim thuhet se si rezultat i këtij operacioni, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar (6) persona me inicialet F.S., L.R., N.S. A.I., A.Sh., dhe B.B. prej 48 orësh, për shkak se të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprave penale: ”Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ”Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, nga neni 416 të KPRK-së, ”Mashtrimi”, nga neni 323 të KPRK-së, ”Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, nga neni 395 të KPRK-së, ”Deklarimi i rremë nën betim”, nga neni 383 të KPRK-së, ”Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 te KPRK-së, ”Marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit”, nga neni 194 të KPRK-së”, dhe ”Shkelja e fshehtësisë së procedurës”, nga neni 392 të KPRK-së.
Në kuadër të këtij aksioni, Prokurori i Shtetit ka sekuestruar: dy vetura në vlerë rreth 80.000 euro, një orë dore të markës Rolex në vlerë afro 8000-10.000 euro, pesë telefona celularë, si dhe dokumente të tjera të cilat do të shërbejnë si prova materiale në këtë procedure penale.
Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e ndonjërën prej masave të sigurisë në procedurë penale ndaj të pandehurve.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin./Arbresh.info
Helmohen 56 studentë të Policisë në Shqipëri, dy të arrestua...
Asnjë polic shqiptar mes 12 më të mirëve në Ditën e Policisë...
Policia e Kosovës: Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë, askus...
Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kand...
Kërcet dajaku te Reali, Valverde përfundon në spital
Antonov në Kosovë: Krejt çfarë dihet për fluturimin e avioni...