Jeffrey Epstein kishte lënë një letër që dyshohet se ishte shkruar para vdekjes së tij në burg në vitin 2019, dokument i cili tashmë është bërë publik nga një gjykatës federal në New York City.
Sipas raportimit të Reutersnë letrën e shkruar me dorë përfshihej fraza: “Është një privilegj të zgjedhësh kohën për t’i thënë lamtumirë”.
Publikimi i dokumentit erdhi pas një kërkese nga “The New York Times”, ndërsa gjykatësi Kenneth Karas vendosi se nuk kishte baza ligjore që letra të vazhdonte të mbahej e vulosur.
Sipas dokumenteve gjyqësore, letra ishte gjetur nga ish-shoku i qelisë së Epstein, Nicholas Tartaglione, pas një tentative të mënjëhershme për vetëvrasje në burg.
Epstein u gjet i vdekur në qelinë e tij në Manhattan në 10 gusht të vitit 2019. Autoritetet amerikane e shpallën rastin si vetëvrasje, megjithatë vdekja e tij ka vazhduar të nxisë teori të shumta konspirative ndër vite.

Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...
Vlahovic i vetëofrohet Barcelonës
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve
Kujdes parësor shëndetësor për fëmijët, Vitia njofton vendim...