Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të dyshuar të deklarimit të pasaktë gjatë kontrollit të një dërgese tranzit në pikën kufitare Vermicë.
Në njoftim thuhet se gjatë verifikimit të dokumentacionit, zyrtarët doganorë kanë vërejtur parregullsi në vlerën e deklaruar të mallrave në dokumentet shoqëruese.
“Pas harmonizimit dhe kontrollit të mëtejshëm, janë identifikuar dy dokumente me të njëjtin numër kontrate shitblerjeje, por me vlera të ndryshme të deklaruara, duke ngritur dyshime për manipulim të mundshëm të të dhënave”, thuhet në njoftim.
Për rastin në fjalë është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore në bazë të Kodit Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247.
Dogana e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në forcimin e kontrollit kufitar, mbrojtjen e tregtisë së ndershme dhe parandalimin e çdo praktike të paligjshme në qarkullimin e mallrave.
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...
Vlahovic i vetëofrohet Barcelonës
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve
Kujdes parësor shëndetësor për fëmijët, Vitia njofton vendim...