Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar për vazhdimin e rrugëtimit së bashku me deputeten e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci.
Osmani ka theksuar se rrugëtimin e kanë nisur bashkë në Kuvend dhe se po vazhdojnë së bashku drejt institucioneve, duke vlerësuar Statovcin për angazhimin dhe besimin e vazhdueshëm të qytetarëve.
Ajo ka kujtuar se Statovci ishte vetëm 26-vjeçe kur mori mandatin e saj të parë si deputete, ndërsa më pas u rikonfirmua tri herë radhazi, duke qenë ndër deputetet më të votuara.
“Na kanë bashkuar ndër vite virtyti, vizioni, vullneti dhe e vërteta. Mbi të gjitha, na bashkojnë vlerat mbi të cilat e nisëm këtë rrugëtim. E kur ato devijojnë, ne ringrihemi në këmbë, për dashurinë ndaj vendit dhe për rrugëtimin e sigurt të Kosovës. Na priftë e mbara, gjithmonë përkrah”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...
Vlahovic i vetëofrohet Barcelonës
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve
Kujdes parësor shëndetësor për fëmijët, Vitia njofton vendim...