Bashkimi merr një goditje para ndeshjes vendimtare me Borën

21:19 | 4 Maj 2026
D.H

KB Bashkimi ka marrë një lajm të keq para ndeshjes së pestë gjysmëfinale me Borën, e cila zhvillon të mërkurën në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Qendra Kenny Wooten është lënduar dhe nuk do të jetë i gatshëm për këtë takim, shkruan Arbresh.info.

Madje ai ka humbur komplet pasi sipas njoftimit të klubit basketbollisti ka pësuar frakturë në dorë.

“Në ndeshjen e fundit ndaj Borës, Kenny Wooten pësoi frakturë në dorën e majtë dhe për fat të keq sezoni për të ka përfunduar. Ekipi i qëndron pranë dhe i uron shërim të shpejt, me rikthim sa më të fortë në parket”, shkruhet në njoftimin e Bashkimit.

Kjo do të jetë një mungesë e madhe për klubin portokallezi që luan takimin të jesh apo të mos jesh në finale të mërkurën. Po ashtu mungesë e madhe do të jetë edhe në finale nëse arrijnë kualifikimin, pasi aty i pret Trepça.

Wooten është shquar për ngulitjet e tij atraktive dhe bllokadat në mbrojtje./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale