Ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës një grua nga Mitrovica, e cila ishte dërguar atje për tretman mjekësor pasi kishte rënë nga kati i parë i një shtëpie.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se policia po e heton rastin, derisa trupi pajetë dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion.
“Dyshohet se viktima f/k ka rënë nga kati i parë i një shtëpie. Si pasojë, e njëjta ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku me pas edhe ka ndërruar jetë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të PK.
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...