Sot po mbahet konferenca dyditore “American Investor Conference”, ku e Ngarkuara me Punë e ambasadës amerikane, Anu Prattipati ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit, duke theksuar se Prishtina është zemra e Kosovës.
Ajo u shpreh se Prishtina është qyteti i së ardhmes dhe falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë ngjarje në kryeqytet.
“Sot është më shumë se një konferencë, është një dëshmi e partneritetit të vërtetuar mes Kosovës dhe SHBA-së. Ky qytet është një motor ekonomik i Kosovës, këtu investitorët amerikanë do të gjejnë një partneritet dhe kjo mundësi është e pranuar. Duke parë përpara, kemi një vit të ri me mundësi për investitorët amerikanë, jo vetëm për sot, por për gjeneratat që do të vijnë”, shtoi ajo.
Ambasadorja shtoi se ky është një moment i rëndësishëm për të ardhmen e investimeve, duke theksuar potencialin e bashkëpunimit afatgjatë mes dy vendeve./Arbresh.info
Jep dorëheqje ambasadorja e ShBA-së në Ukrainë
Haxhiu takon nesër partitë politike për datën e zgjedhjeve
Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçar...
Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...
Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit ...