Lamine Yamal ishte një nga surprizat më të mëdha të mbrëmjes në ndarjen e çmimeve Laureus World Sports Awards, që u mbajt në Palacio de Cibeles në Madrid.
Ylli i ri i FC Barcelona u shpall sportisti më i mirë i ri në botë për vitin, duke konfirmuar edhe një herë ngritjen e tij të jashtëzakonshme në skenën ndërkombëtare.
Pas marrjes së çmimit nga legjenda braziliane Cafu, Yamal u paraqit para mediave.
“Është përgjegjësi e madhe sepse bëhesh shembull për shumë fëmijë. Mundohem që çdo mesazh ta jap me kuptim dhe të ndikoj pozitivisht. Sigurisht, mund të gaboj ndonjëherë, por jam vetëm 18 vjeç”, u shpreh ai.
Talenti spanjoll nuk e fshehu admirimin për Lionel Messi, duke e cilësuar si më të mirin në histori.
“Kur një sportist bëhet legjendë jo vetëm në sportin e tij, por në të gjitha sportet, atëherë ai është më i miri. Messi është shembull për gjithçka. Nuk është thjesht një idol për mua, por diçka më shumë. Shpresoj ta ndjek rrugën e tij”, deklaroi Yamal.
Futbollisti falënderoi organizatorët për vlerësimin, duke theksuar se është krenar që është ndër të parët që fiton këtë çmim.
Ai foli edhe për ndikimin e rrjeteve sociale në futbollin modern: “Ne jemi një gjeneratë tjetër. Tifozët duan të shohin edhe jetën jashtë fushës dhe mua më pëlqen ta ndaj këtë pjesë me ta.”
Në fund, Yamal foli për ëndrrën e tij të madhe – pjesëmarrjen në Botëror.
“Kam ëndërruar që fëmijë të luaj në Kupën e Botës, të shoh nënën time në tribuna dhe të përfaqësoj Kombëtaren. Shpresoj që të shpallemi kampionë”, përfundoi ai.
Me këtë çmim dhe performancat mbresëlënëse, Lamine Yamal po konfirmohet si një nga emrat më premtues të futbollit botëror dhe një figurë që pritet të dominojë vitet në vijim./Arbresh.info
FIFA sjell ndryshime të mëdha për Kupën e Botës 2026
Ngjarje e rëndë në Itali, ndërtesa rrënohet pas shpërthimit ...
KQZ nis Programin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për zgjedhjet e...
Sulmuesi njofton largimin nga Tirana
Votimi në Ambasadën e Kosovës në Hagë përmbyllet me sukses
SHBA i bën thirrje Evropës të fokusohet më shumë në siguri d...