Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia konfiskon 21 patentë shoferë

10:19 | 20 Prill 2026
E.H

Gjatë javës së kaluar, nga data 13 prill deri më 19 prill 2025, në rajonin e Ferizajt, që përfshin komunat: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani i Elezit, janë raportuar gjithsej 24 aksidente të komunikacionit rrugor.

Prej tyre, nga 13 aksidente kanë mbetur të lënduar 13 persona, si dhe 11 aksidente kanë ndodhur vetëm me dëme materiale, transmeton Arbresh.info.

Gjithashtu, gjatë javës, policia ka shqiptuar 1.717 gjoba për kundërvajtje të ndryshme dhe ka hequr 21 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda, ku parashihet masa mbrojtëse e heqjes së patentë shoferit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale