Konate pranë rinovimit me Liverpoolin

18:12 | 20 Prill 2026
D.H

Real Madrid po synon të përforcojë repartin defensiv për sezonin 2026/27, por objektivat e klubit madrilen po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u arritur.

Pas rinovimit të Nico Schlotterbeck, që ishte një nga emrat në listën e “Los Blancos”, tani edhe pista për Ibrahima Konaté po shuhet.

Mbrojtësi i Liverpool ka lënë të kuptohet se është shumë pranë rinovimit me klubin anglez.

Pas ndeshjes ndaj Everton, francezi foli hapur për të ardhmen e tij.

“Janë thënë shumë gjëra, por kemi kohë që po bisedojmë me klubin dhe jemi afër një marrëveshjeje”, deklaroi ai.

Konaté shtoi se dëshira e tij ka qenë gjithmonë të qëndrojë te Liverpool.

“Gjithmonë e kemi dashur këtë dhe jemi në rrugën e duhur. Ka shumë mundësi që të jem këtu edhe sezonin e ardhshëm.”

I lodhur nga spekulimet, ai dërgoi edhe një mesazh të qartë për mediat.

“Kur të finalizohet kontrata, pyesni drejtorin sportiv se çfarë kam thënë më herët dhe gjithçka do të bëhet e qartë.”

Nëse rinovimi konkretizohet, Liverpool do të shmangë nevojën për të kërkuar një qendërmbrojtës të ri në verë.

Për më tepër, skuadra angleze pritet të përforcohet edhe me talentë të rinj si Jeremy Jacquet nga Stade Rennais dhe Giovanni Leoni, i cili do të rikthehet pas dëmtimit./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale