Ka nisur mbledhja e 11-të e Qeverisë së Kosovës, ku kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur detaje lidhur me mjetet financiare të ndara nga Komisioni Evropian.
Sipas Kurtit, nga 61.8 milionë euro të parapara, 28.74 milionë euro tashmë janë bartur në buxhetin e shtetit në formë kredie, ndërsa pjesa tjetër prej 33.04 milionë euro do të realizohet përmes Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor. Ai shtoi se 17.73 milionë euro janë grante, ndërsa 15.31 milionë euro kredi, duke theksuar se këto mjete do të shfrytëzohen për projekte infrastrukturore.
Në këtë mbledhje, Kurti foli edhe për zhvillimet politike, duke deklaruar se zgjedhjet e parakohshme nuk janë opsion.
“Kjo kërkon vullnet për zgjidhje, gatishmëri për kompromis dhe vendime jo të lehta… Ne jemi të hapur për zgjidhje e cila i përgjigjet vullnetit qytetar”, tha Kurti, duke theksuar se zgjedhja e presidentit është obligim kushtetues i institucioneve të dala nga vota e qytetarëve.
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...