Bayern Munich është shpallur kampion i Bundesliga për edicionin 2025/26, pas fitores së sotme ndaj Stuttgartit me rezultat 4-2.
Ndeshja nisi më mirë për mysafirët të cilët realizuan të parët me Fuhrich në minutën e 21-të, shkruan Arbresh.info.
Por vetëm dhjetë minuta më vonë, Guerreiro barazoi rezultatin në 1-1.
Dy minuta pas këtij goli, Jackson shënoi për 2-1 pas një asistimi nga Diaz. Kolumbiani asistoi edhe në golin e tretë të shënuar nga Davies në minutën e 37-të.
Kurse për 4-1 u përkujdes Harry Kane në minutën e 52-të.
Deri në fund Stuttgarti realizoi golin e dytë me anë të Andres në minutën e 59-të.
Me këtë triumf, Bayern shkon në kuotën e 79 pikëve, 15 më shumë se ndjekësi i parë Dortmundi, kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund, dhe kështu e siguron titullin kampion në Gjermani.
Për bavarezët ky është trofeu i 35 në histori të klubit./Arbresh.info
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvër...
Të shtëna me armë në Prishtinë, Policia arreston dy të dyshu...
KQZ hedh poshtë dyshimet: Materiali në video ishte sipas pro...
Ministria e Jashtme: Votimi në përfaqësitë diplomatike u zhv...
Policia sekuestron substanca të dyshuara narkotike në Prisht...