Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të premte, 17 prill, pranë Farmacisë nr. 10, në kryeqytet.
Sipas informacioneve të para për gazetarin Besar Bajraktaraj, autori është fqinji i të plagosurit.
Raportohet se mes tyre ka pasur një konflikt për konflikte banale. Autori, nën ndikimin e alkoolit ka qëlluar me armë zjarri ndaj komshiut të tij.
“Më datë 17.04.2026, rreth orës 19:10, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni” është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi I. D., rreth 45 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit“, njoftojnë blutë.
22 të shoqëruar, molotov, gaz lotsjellës e përplasje fizike ...
Bisedime mes SHBA-së dhe Iranit – 20 miliardë dollarë ...
Mister në SHBA, 11 shkencëtarë dhe personel ushtarak të vdek...
Google sjell mënyrën e re të AI në Chrome
Sveçla: Terroristët nuk do t’i ikin përgjegjësisë
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë n...