Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Eva Palantova, ushtruese e detyrës së Shefes së Zyrës së BE-së në Prishtinë, Borislaw Gertrud, Shef i Seksionit Politik dhe Hubert Perr, Ministër Këshilltar.
Gjatë takimit u diskutua për progresin që synohet të arrihet në kuadër të agjendës së reformave, ku ministrja veçoi avancimin e Projektligjit për Inovacionin, i cili pritet të dërgohet në Kuvend për shqyrtim, si dhe finalizimin e Projektligjit për Kamat Vonesat. Sipas saj, këto iniciativa synojnë të forcojnë kornizën rregullative dhe të krijojnë një mjedis më të favorshëm për zhvillimin e biznesit dhe inovacionit.
Ministrja shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimi Evropian, në veçanti përmes Planit të Rritjes, të cilin e cilësoi si instrument të rëndësishëm për përshpejtimin e zhvillimit ekonomik dhe reformave strukturore në Kosovë.
Në takim u prezantuan edhe nismat e reja të Ministrisë, përfshirë konceptin e parqeve të reja industriale të dizajnuara për të mbështetur rritjen e qëndrueshme ekonomike, si dhe themelimi i Agjencisë së re për Mbështetjen e Ndërmarrjeve, e cila do të ketë një divizion të veçantë për gratë në biznes dhe bizneset në pronësi të komuniteteve jo-shumicë.
Përfaqësuesit e BE-së vlerësuan progresin e synuar të Ministrisë dhe qasjen e orientuar drejt reformave, duke falënderuar për kontributin në avancimin e politikave dhe zbatimin e tyre. Ata gjithashtu theksuan rëndësinë e rolit të Kosovës në avancimin e integrimit rajonal, veçanërisht në kuadër të kryesimit të CEFTA gjatë vitit 2025.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale