Bernardo Silva do të largohet zyrtarisht nga Manchester City pas nëntë vitesh në “Etihad Stadium”.
Klubi anglez ka konfirmuar se mesfushori portugez i ka dhënë fund aventurës së tij me gjigantet anglez, dhe ky është sezoni i tij i fundit me “Citiziens”, shkruan Arbresh.info.
Sipas raportimeve të fundit nga talksport, Silva tashmë 31 vjeç, mund të jetë duke u përgatitur për një kapitull të ri në karrierë – dhe emri i tij po lidhet me një transferim të mundshëm te Inter Miami.
Klubi amerikan, ku luan edhe Lionel Messi, po mendohet për të ardhmen, pasi ylli argjentinas është në fazën e fundit të karrierës së tij dhe një ditë do të largohet nga futbolli.
Messi ka qenë figura kryesore e projektit ambicioz të Inter Miami që nga viti 2023, duke ndihmuar klubin të fitojë trofe dhe të rrisë ndjeshëm vlerën dhe popullaritetin në SHBA. Megjithatë, me kalimin e kohës dhe moshën që po rritet, klubi po mendon për pasuesin e tij.
Në këtë kontekst, Bernardo Silva po përmendet si një nga opsionet serioze për të zëvendësuar ikonën argjentinase në të ardhmen.
Ai ka luajtur 451 ndeshje në të gjitha garat me Man Cityn dhe ka realizuar 76 gola e 77 asistime deri më tani./Arbresh.info
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale