Një person është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë, policia nis hetimet.
Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 23:30 është pranuar njoftimi se një person ndodhej i pajetë në rrugën “Radovan Zogoviç”.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, një mashkull.
Policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur hetimet lidhur me rastin dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe ekzaminuese.
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media