Ylli shqiptar në CS2, Drin “makazze” Shaqiri po vazhdon me performancat spektakulare me skuadrën e tij Natus Vincere.
Ai dhe skuadra e tij arritën sot fitore me rezultat (2:0) me mapa ndaj HOTU në turneun IEM Rio, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht “Dust 2”, NAVI fitoi 13:7 për epërsinë fillestare. Ndërkohë në mapin e tyre “Ancient”, Drini i shkatërroi kundërshtarët me gjithsej 23 eliminime për ta vulosur fitoren në (2:0).
Në dy mapat, Drini pati 40 eliminime me një performancë prej 1.38 e dyta më e larta në ndeshje.
NAVI sonte do ta luaj një ndeshje tjetër për t’u kualifikuar në play-offin e IEM Rios, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes Aurora – B8.
Kjo ndeshje parashihet të nis rreth orës 22:30./Arbresh.info

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve n...
Ylli i madh dëshiron të qëndrojë te Real Madridi pavarësisht...
Nuk zgjidhet i dërguari ndërkombëtar në Bosnje, dështojnë bi...
Lirohet kryetari i Mitrovicës së Veriut, para stacionit poli...
FSK realizon ushtrimin fushor validues “Ujku i Pamposhtur 01...
Haxhiu takon kryeministrin çek, kërkon mbështetje për avanci...