Mesfushori i Barcelonës, Fermín López, përjetoi një natë shumë të vështirë në “Metropolitano”, ku skuadra katalanase u eliminua nga Atlético Madrid në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Përveç eliminimit, lojtari spanjoll pësoi edhe një dëmtim serioz në fytyrë pas një përplasjeje të fortë me portierin kundërshtar, Juan Musso. Incidenti ndodhi pasi Fermín goditi me kokë, ndërsa goditja e portierit i shkaktoi një plagë të thellë në buzë.
Futbollisti qëndroi disa minuta në fushë duke marrë ndihmën e parë, përpara se të dërgohej në zhveshtore, ku iu nënshtrua menjëherë një ndërhyrjeje me qepje. Sipas raportimeve, dhimbjet ishin aq të forta sa Fermín duhej të mbahej nga dy persona gjatë procesit të qepjes.
Ndërhyrja u krye nga doktori Planas, i cili rastësisht ndodhej në stadium duke ndjekur ndeshjen. Plaga kërkoi gjithashtu kontroll të mëtejshëm mjekësor, ndërsa lojtari u rikthye sërish për trajtim dhe vlerësim të gjendjes së tij.
Pavarësisht gjendjes dhe gjakderdhjes së dukshme, Fermín tregoi shpirt të madh gare duke u rikthyer në fushë për të ndihmuar ekipin në një ndeshje me intensitet të lartë. Ai vazhdoi lojën për disa minuta para se të zëvendësohej.
Një ditë pas ndeshjes, mesfushori i Barcelonës reagoi në rrjetet sociale, duke falënderuar tifozët për mbështetjen.
“Jam krenar për këtë ekip. Dhuruam gjithçka, do të rikthehemi. Visca Barça gjithmonë. Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe shqetësimin”, shkroi ai, duke theksuar se skuadra do të vazhdojë të luftojë./Arbresh.info
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman
Super “makazze” në “Ancient”, NAVI një hap larg play-offit t...
Numri i të vdekurve në Liban rritet në 2,167, thotë media sh...