Një tjetër sulm me armë është raportuar në një shkollë në Turqi. Autoritetet turke janë vënë në alarm pas një incidenti me armë zjarri në një shkollë të mesme në provincën Kahramanmaraş.
Menjëherë pas ngjarjes, ndërtesa e shkollës u evakuua, ndërsa forca të shumta policie dhe ambulanca mbërritën në vendngjarje për të menaxhuar situatën dhe për të ndihmuar të plagosurit.
Sipas raportimeve të para, nga të shtënat ka të paktë 4 viktima dhe persona të lënduar, megjithëse bilanci i saktë ende nuk është bërë i ditur.
Guvernatori i provincës, Mükerrem Ünlüer, konfirmoi se autoritetet kanë marrë informacion për të plagosur dhe viktima.
“Një incident tragjik ka ndodhur në njërën nga shkollat tona. Kemi informacion për të plagosur dhe, fatkeqësisht, edhe humbje jete. Çështja po hetohet plotësisht”, deklaroi ai.
Musliu: Kujdes qytetarë, ata që i hëngrën qershitë njëherë, ...
Lushtaku pret Limajn në Drenicë, i dhuron simbol me logon e ...
Havertz e kalon në epërsi Arsenalin
Maturantët serbë në Mitrovicë dëgjohen duke thirrur “Kosova ...
“Po na marrin tokën!” – Banorët shpërthejnë në protestë në V...
Mbyll punimet Kuvendi Kombëtar, ja kur do të numërohen votat...