Një person ka vdekur në Klinë pasi është rrokullisur me traktor gjatë paradites së së mërkurës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policia e Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, rreth orës 11:20, viktima nga fshati Loskoc ishte nisur drejt fshatit Polanë të Istog për të marrë dru, kur është rrokullisur me traktor.
“Rreth orës 11:20 nje qytetar me traktor nga fshati Loskoc ka shkuar ne fshatin Polane të Istogut për të marrë dru dhe është rrokullisur: Nga lëndimet e marra është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, tha Gashi./Arbresh.info
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media