Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham ka folur para sfidës vendimtare, duke theksuar rëndësinë maksimale të ndeshjes dhe mentalitetin që duhet të ketë skuadra për të përmbysur situatën në Ligën e Kampionëve në sfidën ndaj Bayernit.
“Gjëja më e rëndësishme është të jemi të përqendruar gjatë gjithë ndeshjes. Do të jetë shumë e vështirë. Është faji ynë që jemi në disavantazh. Duhet të fillojmë fuqishëm, sepse është një ndeshje shumë e gjatë dhe një kualifikim i hapur.”
“Mund të duket si presion i madh, por është një ndeshje shumë e rëndësishme duke parë situatën tonë në ligë dhe Kupë. Është si një finale. Duam të garojmë dhe ta Ligën e Kampionëve. Nuk duam thjesht të shohim ndeshjet, por të luftojmë për trofe.”
“Jam ndjerë mirë, por ka qenë një sezon frustrues. Kam pasur dëmtime dhe kam humbur ndeshje. Rikthimi është i vështirë edhe mendërisht, por sa më shumë luan, aq më shumë rritet vetëbesimi.”
I pyetur nëse eliminimi nesër do të ishte dështim, ai dha një përgjigje të qartë.
“Çdo humbje në Champions është katastrofë. Duke parë situatën tonë, kjo është si një finale. Duhet të japim gjithçka dhe të mos fshihemi. Është ‘ose gjithçka ose asgjë’.”
Ai tutje foli edhe për bashkëpunimin e tij me Mbappen e Vinin.
“Ka pasur ndeshje ku kemi luajtur shumë mirë së bashku. Duhet të gjejmë ekuilibrin dhe të shfrytëzojmë lëvizjet tona. Duhet të besojmë te ata, janë lojtarë shumë të talentuar. Kur gjërat të funksionojnë, do të fitojmë.”
Më tej u ndal të flet edhe për kundërshtarin dhe bashkëkombasin e tij Harry Kane.
“Është një lojtar fantastik. Shpresoj që nesër të mos e lejojmë të shfaqet, ose ta ndalim si ekip.”
“Bayern gjithmonë garon në nivel të lartë, me intensitet të madh dhe trajner të fortë. E dimë sa e vështirë do të jetë.”
Në fund ai tregoi se Reali është i përgatitur edhe për skenarin e penalltive.
“Asnjë nuk dëshiron penallti nëse mund ta mbyllë në 90 minuta, por duhet të jemi gati për çdo skenar”, e mbylli ai.
Ndeshja mes Bayern dhe Real Madridit luhet nesër me fillim nga ora 21:00. Ndryshe, Jude Bellingham ka luajtur 11 herë me bavarezët dhe ka një bilanc prej tetë humbjeve, dy barazime dhe vetëm një fitore./Arbresh.info
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...