Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), pas ankesave të konsumatorëve, ka intensifikuar kontrollet në terren përmes Komisionit Verifikues për njehsorët elektrikë.
Gjatë verifikimeve të kryera në laboratorin e Agjencisë së Metrologjisë, është konstatuar se KEDS nuk ka respektuar afatet e vlefshmërisë së njehsorëve elektrikë.
Në bazë të këtyre gjetjeve, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka shqiptuar gjoba nga 1,500 deri në 5,000 euro për secilin njehsor me afat të skaduar, duke u mbështetur në Ligjin për Metrologji.
MINTI ka theksuar se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e konsumatorëve dhe trajtimin e çdo ankese me prioritet./Arbresh.info
Nice mbetet në elitën e futbollit francez, fiton bindshëm nd...
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet për datat 30 Maj ...
Aksident në Gjirokastër, përplasen dy automjete në bulevardi...
Putin mohon sulmin me dron në Rumani, Bukureshti dëbon konsu...
Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifik...
OBSH: Shkalla e vdekshmërisë nga shpërthimi i Ebola-s arrin ...